Një tërmet i fuqishëm me 6.7 ballësh ka vrarë të paktën dy persona në ishullin grek Kos dhe ka plagosur 200 të tjerë në qytetet bregdetare greke dhe turke, njofton ‘The Guardian’, përcjell Syri.net.

Epiqendra ishte 10 km në jug të resortit turk të Bodurimit dhe 16 km në verilindje të ishullit grek Kos.

Kanali lokal i lajmeve raportoi se rreth 70 persona kërkonin kujdes mjekësor në qytetin turistik turk.

Por pasojat më të rënda janë ndjerë në ishullin grek, i cili është prekur nga një valë mini-cunami.

Vala me sa duket ishte mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare.

T mobile In article [4]

Pushuesit u terrorizuan. Disa prej tyre edhe kërcyen nga ballkoni. Dy vetë u raportuan të vdekur në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet greke thanë se mbi 100 persona u plagosen.

Studenti britanik Naomi Ruddock ka rrëfyer për “BBC” tmerrin e tërmetit në ishullin Kos, , ku kishte shkuar me pushime me nënën e saj.

“Ne ishim në gjumë por filluam të ndjenim papritur se dhoma po lëkundej… gjithçka po lëvizte…na u duk sikur ishim në një varkë që po  lëkundej shumë shpejt nga njëra anë në tjetrën.

Çatia e një prej lokaleve në ishull u shemb,dhe një traget nuk ishte në gjendje të dilte nga porti për shkak të dëmtimit, tha policia greke.