Një tërmet goditi përsëri mbrëmë ishullin Kos të Greqisë, një ditë pas tërmetit 6,7 ballësh që la dy të vrarë dhe plagosi rreth 500 të tjerë.

Instituti i Gjeodinamikës në Athinë njoftoi se pasgoditja e parë ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes dhe u pasua 16 minuta më vonë me një tjetër tronditje të Tokës, prej 4,6 ballësh.

Zyrtarët e ishullit janë duke i bërë vlerësime dëmeve ndaj monumenteve kulturore dhe infrastrukturës, si kështjellës së shekullit të 14-të dhe ndërtesave të tjera të lashta.

Mes strukturave të dëmtuara nga tërmeti ishte porti dhe minarja e një xhamie të vjetër.

T mobile In article [4]