Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë goditi Gadishullin e Kamchatka të Rusisë. Fuqia e tërmetit shkaktoi një paralajmërim për Cunami në pjesën e Paqësorit.
Tërmeti goditi rreth 200 kilometra larg qytetit të Nikolskoye në Ishullin Bering jashtë Gadishullit Kamçatka. Epiqendra ishte në perëndim të Attu, ishullit më perëndimor dhe më të madh në grupin e Ishujve të largët Aleut të Alaskës.
Qendra Paralajmëruese e Tsunamit të SHBA paralajmëroi se “valët e cunamit të rrezikshëm ishin të mundshme për brigjet brenda 300 km (186 milje) të epiqendrës së tërmetit”.
Por më vonë u tha se bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme, kërcënimi nga Cunami i këtij tërmeti kishte kaluar.
Tërmeti ishte shumë i cekët, vetëm 6 milje (10 km) nën shtratin e detit, i cili do të kishte përforcuar efektin e tij, por ishte larg nga çdo kontinent dhe nuk pati raportime për ndonjë viktimë apo dëmtim.