Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Korenë e Veriut. Ndërkohë po vazhdon frika se Kim Jong-un ka testuar sërish armë bërthamore.

Tërmeti thuhet se ka goditur bregun lindor afër qytetit Chongjin.

Kjo vjen pas vërejtjeve të shkencëtarëve që testimet e armëve nukleare mund të shkaktonin shpërthim në malin Paektu.

Në janarin e vitit të kaluar, një tërmet ishte detektuar në afërsi të zonës ku kryheshin teste bërthamore nga Koreja e Veriut.

Shpërbimi Gjeologjik i SHBA’ve raportoi për një tërmet me magnitudë 5.1 që Koreja e Jugut tha se ishte 49 kilometra nga qyteti Punggye, ku Veriut kishte kryer teste në të kaluarën.