Ky është Stole Pavlevski, dhe thotë se një ndër të parët që hyri në kuvend më 27 prilli në kuvendin e Maqedonisë.

Me mjekër të bardhë dhe pantallona të zeza, kështu ishte i veshur atë natë, kur bashkë me katër të tjerë, u xhirua duke e tërheq Ziadin Selën e gjakosur, nëpër korridoret e parlamentit.

Mirëpo, Pavlevski thotë për TV21 se nuk ka e ka sulmuar Selën por e ka ndihmuar.

“Për atë edhe MPB më thonë që e kamë sulmuar Selën, Nuk jam unë ajo që po e shohni është para hyrjes së në sallën e konferencave, brenda kush e ka rrahur nuk e dimë. U ngjitëm lartë dhe policia hapi kompjuterët dhe ju thashë ja shikoni tani a jam brenda apo jashtë. Shikoni ku është Sela dhe ku jemi ne që kemi ardhur për ta marr dhe ta dërgojmë në një vend që mos ta rrahin protestuesit”, Stole Pavlevski.

Stole Pavlevski rrëfen për TV21 se dyert e kuvendit u hapën nga deputetët dhe se u kanë treguar edhe sallën e konferencës ku është.

“A e dinë çfarë bënin ato, kur hapnin derën na e kthenin shpinin, nuk mund ti shihje kush ishte, apo do të drejtonte me dorë kështu, shko atje shko atje”,  shtoi Pavlevski.

I dyshuari për sulm ndaj Zejadin Selës theksoi se pendohet pse ka hyrë në kuvend më 27 prill, por nuk pendohet që ndihmoi kryetarin e LR-PDSH-së.

Vetëm dy veta nga dhjeta të dyshuar për sulmin ndaj deputetëve janë në burg.

Sipas avokatëve, është për keqardhje se si drejtësia veproi me këto raste.

Avokati Naser Rufi thotë se veprat e tilla, mbesin ende të patrajtuara si duhet.

“Nga incizimet që u publikuan në opinion dhe që për një kohë të gjatë po eksploatohen nga mediat, është e qartë se bëhet fjalë për shumë vepra penale të sanksionuara nga Kodi Penal. Për shembull, ka vepra penale kundër jetës dhe integritetit trupor, sepse ka persona me lëndime të rënda trupore, ka vrasje në tentativë”, u shpreh avokati, Naser Raufi.

Televizioni 21 ka ndjekur dhe xhiruar pothuajse të gjithë sulmuesit e dyshuar që shihen në xhirime duke e tërhequr zvarrë më 27 prill deputetin Ziadin Sela.

Secili prej të intervistuarve, kanë thënë se qëllim kishim ta ndihmojnë dhe shpëtojnë Ziadin Selën dhe jo ta vrasin.