Ata janë një nga çiftet më të përfolur të Big Brother 9.

Olsi dhe Fiorentina ishin ndër të parët që u dyshuan për një ndarje të mundshme pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar në vend.

Zënkat e shpeshta lanë të kuptohej se lidhja e tyre nuk e kishte të gjatë. Por me sa duket të gjitha hamendësimet kanë qenë të kota.

Ata janë duke shijuar dashurinë e tyre në maksimum, nga krevati madje dhe në rrugë e lokale.

Fiorentina ka publikuar disa nga çastet e tyre ku Olsi duket i pa përmbajtur për t’i falur dashuri partneres së tij dhe nuk e ka problem, që është para syve të të gjithëve.

Global