Të shtëna me armë raportohet se janë shënuar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Tepelenës. Aktualisht, nuk flitet për të lënduar.

Raportohet se policia ka gjetur 1 gëzhojë në vendngjarje, ndërsa autori që ka qëlluar me armë zjarri është larguar nga vendngjarja dhe se Policia ka bllokuar një makinë tip “Volkswagen” që dyshohet se është e personit të shpërmendur.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia, për ngjarjen.

Global