Goditet një tjetër rast i vjedhjes së karburantit, në mjetet e gazsjellësit “TAP”.

Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, janë arrestuar në tentativë për të vjedhur një sasi nafte, në mjetet e Tap-it, njofton Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të: Arben Fama, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe Denis Nuri, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tyre u bë pasi, ditën e sotme, në fshatin Polenë, Arben Fama, në bashkëpunim me Denis Nurin, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja” të kryera në bashkëpunim.