Në pikën kufitare të Debeli Brijeg, në Malin e Zi, janë arrestuar dy shtetas shqiptarë pasditen e së premtes, të cilët tentuan të kalonin në Hercegovinë, 10 kg heroinë.

Pas kontrollit të automjetit me të cilin ata udhëtonin, janë gjetur 19 pako me peshë totale 10 heroinë dhe janë arrestuar drejtuesi i mjetit Klodian Kotorri 33 vjeç dhe pasagjerja Ariana Caci 26 vjeç, raportojnë mediat lokale.

Heroina ndodhej në hapësira të përshtatura në mjetin tip Benz i cili dyshohet të ketë dalë nga Shqipëria nga pika kufitare e Muriqanit dhe kishte si destinacion vendet e BE.