Temperaturat e larta që kanë përfshirë Kosovën, kanë bërë që të rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kështu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po punon me kapacitete të plota për të përballuar numrin e madh të pacientëve, njofton Tribuna Channel.

Myrvete Ajeti, specialiste në QKMF, thotë se brenda ditës aty kërkojnë ndihmë afro 150 persona.

Ajo iu bën apel te të gjithëve të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të kenë kujdes nga ushqimet që përdorin gjatë kësaj periudhe.

Ndryshe, temperaturat e larta mbi 34 gradë Celsius do vazhdojnë edhe gjatë gjithë javës së ardhshme.