Vezë, suxhuk, djathra dhe pula në kauçuk, kjo është pamja e tregjeve të gjelbërta që mund të haset në këtë periudhë të vitit.
Shitet gjithçka dhe në çdo kohë të ditës, ndërsa më të rezikuar për tu prishur janë produktet e qumështit dhe të mishit.
Temperaturat tropikale deri më 45 gradë celsius që kanë kapluar vendin, assesi nuk ua mbush mëndjen e tregëtarëve se këto produkte shumë shpejt mund të prishën. Tregjet e gjelbra vite me rradhë nuk i plotësojnë kushtet elementare dhe nuk kanë hapësira të veçanta për shitjen e këtyre produkteve, për këtë arsye inspektorët kanë përforcuar ekipet në terren dhe diteve të fundit me të madhe kontrollojnë ushqimin në treg.
“Për momentin përveç ekipeve të rregullta në terren kemi formuar edhe 10 ekipe të tjera të inspektorëve që kontrollojnë ushqimin nëpër tregje. Nuk ka dyshime për ne se këto produkte duhen shitur në kushte të veçanta që do të garantojnë ushqim të sigurt për konsumatorët. Në rast se vërejmë pa rregullsi ekipet në terren urgjentisht i konfiskojnë produktet e prishura” – tha drejtor i AUV-së, Zoran Atanasov.
Për momentin në tregun e Bit Pazarit ka vetëm disa frigoriferë të vendosur para shumë vitesh që janë enkas për shitjen e produkteve të qumështit, por sipas tregëtarëve kjo nuk mjafton për të mbajtur ushqimin e freskët dhe të sigurt gjatë gjithë ditës.
Kryetari i Shoqatës së Tregëtarëve Ekrem Dolek, është i vetëdijshëm për këtë problem por shprehet i pafuqishëm për të ndryshuar diçka në këtë drejtim pasi që shumë familjeve që shesin në këto kushte u varet egzistenca nga kjo punë.
Ata kërkojnë nga autoritetet e “Tregu i Shkupit” që tu mundësohen hapësira të veçanta me pllaka, kondicionerë dhe frigoriferë të rinj dhe cilësorë, deri atëherë Dolek thotë se e vetmja zgjidhje është që konsumtarët të bëjnë vetë kudjes kur blejnë në tregje.
“Asnjë kusht elementar nuk kemi për shitjen e produkteve të ndjeshme ushqimore nëpër tregjet e gjelbërta. Ne si OJQ me vite me rradh po përpiqemi përmes institucioneve të ndryshme shtetërore tu bëjmë presion organizatorëve të tregjeve të gjelbërta që të na i përmirësojnë kushte për të cilën ne paguajmë qeran që të mund ti shesim këto prodhime ushqimore në mënyrë normale” – u shpreh kryetari i shoqatës së tregëtarve, Ekrem Dollek.
Edhe përfaqësuesit e organizatës së konsumatorëve të maqedonisë janë të mendimit se moderinzimi i tregjeve në Shkup janë më se të nevojshëm.
“Është e palejueshme të vazhdohet me praktikën e deritanishme të shitjës së këtyre produkteve nën qiell të hapur. Unë u bëjë thirrje autoriteteve që të filloj njëherë përgjithmon ne moderinzimin e tregjeve të gjelëbrta. Është koha e duhur që tu mundësohen kushtet elementare tregëtarëve e jo të njëjtat të gjobiten ose të mbesin pa punë. Duhen bërë hapësira, orar dhe vend të posaçme ku do të mund të punojnë pa pasu rrezik për prishjen e mallit të tyre” – deklaroi Marijana Lonçar, nga OKM.
Tregëtarët shpresojnë se modernizimi i tregut në Bit Pazar do të fillojë përfudimisht nga muaji shtator dhe me këtë do të zgjidhen problemet e kahëmotshme./tvm2