Një kanal televiziv fetar rus po ofron t’u paguajë biletat homoseksualëve që duan të largohen  nga vendi.

Në një video në kanalet e saj të mediave sociale, “Tsargrad TV” u bëri thirrje homoseksualëve që të konkurrojnë për një biletë avioni jashtë shtetit.

“Kohët e fundit, Kalifornia, shteti më liberal në SHBA propozoi të lehtësonte dhënien e kartave të gjelbra për perversët ruse”, tha gazetari i televizionit, Andrei Afanashev.

Kanali përdor rregullisht terma fyese për t’iu referuar anëtarëve të LGBT-së.

“Stafi i Tsargrad TV përkrah këtë iniciativë. Për më tepër, ne jemi të gatshëm të paguajmë për një biletë ikjeje për këdo që ka në plan të emigrojë dhe mund të sigurojë një çertifikatë mjekësore që vërteton se janë homoseksualë,” shtoi ai.

\