Një fermeri në Cerrovik të Klinës rryma ia mbyti disa bagëti.

Kjo pasi telat e rrjetit kishin rënë për tokë. Banorët e fshatit thonë se edhe vet janë të rrezikuar nga rrjeti i energjisë.

Fermeri kishte bërë përpjekje për t’i shpëtuar lopët me të cilat thotë se siguron jetesën.

Ndërkohë djali i tij thotë se me një rrezik të tillë ballafaqohen prej vjetësh.

“Telat nuk janë të rregulluar. Nuk ka mundësi me kalu muaji pa u këput”, thekson ai për Klan Kosova.

Për këtë banorët thonë se kanë lajmëruar rregullisht punëtorët e KEDS’it.

Me rrezik të tillë këta banorë ballafaqohen çdo ditë.