Prodhuesit e ushqimit organik të ndërmarrin hapa konkret për konkurrencë më të madhe, fillimisht me investim në teknologji , sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë larg nesh, është mesazhi i tryezës së rrumbullakët “Trende zhvillimore në sektorin bujqësore në rajonin CEFTA – Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE-së”, që u mbajt sot në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Shija e veçantë dhe cilësia, sipas dekanit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim Vjekosllav Tanaskoviq, në produktin e Maqedonisë akoma i mundëson të njihet mirë në tregjet e ish-Jugosllavisë, Evropës Lindore dhe të Mesme, ndërsa pritet të jetë kështu edhe në periudhën e ardhshme në Bashkimin Evropian.

Është e domosdoshme, potencoi Tanaskoviq, edukimi i bujqve përmes programeve arsimore dhe trajnimet për prodhim më të madh dhe konkurrencë më të madhe në tregjet në rajon dhe në BE.

Ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski paralajmëroi se me mbështetjen e paralajmëruar prej 160 milionë eurove për bujqësinë, theksi do të jetë në prodhimet organike për zhvillim të të cilit Maqedonia ka kushte dhe mund të ofrojë produkte me vlerë të shtuar dhe cilësi.

Me fokus të madh në prodhimet organike, konsideron Nikollovski, në mënyrë afatgjate do të tejkalohen problemet vijuese në prodhim, blerje dhe çmime.