Intervistë me dekanen e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Lubjanës, Metka Tekavçiç

Profesoresha Metka Tekavçiç është një grua e suksesit. Ajo vjen nga bota akademike dhe kryefjalë të punës së saj e ka përkushtimin profesional. Karriera e saj profesionale njeh shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare dhe një angazhim të përhershëm për një shkollë biznesi me vlera dhe prurje europiane. Tekavçiç ka një botëkuptim të hapur mbi vlerat universitare dhe beson thëllësisht në praktikat më të mira që vijnë nga vendet europiane. Ajo beson se dija në Ballkan duhet t’u përgjigjet modeleve dhe praktikave më të mira perëndimore. Fakulteti që ajo drejton, tashmë njihet si lider në hapësirën e Europës qendrore dhe lindore me një akreditim të trefishtë ndërkombëtar. Në intervistën për “Tetovasot”, Tekavçiç flet mbi pasionin e saj fillestar, mbi sfidat e një gruaje në rrugën profesionale, mbi punën e palodhshme akademike dhe mbi gjithë atë që përfaqëson vullnet dhe “vetëdije të brendshme” për t’i vënë vulën biografisë personale. Flet edhe për politkën që e sheh si një “ gjë tepër serioze”.   

Tetovasot: Çdo profesion ka pasionin e vetë. Mund të na thoni cili ishte ai pasioni fillestar që i dha dimension jetik rrugës suaj?

Metka Tekavçiç :Gjersa isha në shkollë të mesme mendoja se do ta studiojë matematikën, kjo ishte dashuria ime, por gjithashtu kisha dëshirë të punoja me njerëz, sepse që nga ditët e rinisë kam qenë e angazhuar në politikë. Kështu nisa të studiojë ekonominë dhe brenda studimit të ekonomosë dëshiroja të merrem pak me numra dhe pak me njerëz. Kështu u specializova në sipërmarrësi dhe kontabilitet ekonomik dhe më pastaj performance menaxhment, që do të thotë gjithë çfarë njerëzit punojnë dhe në fund të reflektohet në numra. Kjo është ajo që më joshi dhe që e bej me gjithë zemër, si në fushën e hulumtimit, gjithashtu edhe në bartjen e dijes te studentët.

Tetovasot: Me çfarë vështirësish jeni ballafaquar , kur kemi parasysh që bota e menaxhmentit ( performance management) me tëpër njihet si sferë ku gratë janë më pak të pranishme? Ju jeni edhe dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Lubljanës.

Metka Tekavçiç: Si profesoreshë nuk kam pasur problem serioze, mirëpo kur dëshiron të ngjitesh në pozicione udhëheqëse atehërë është pak më ndryshe. Deri në nivelin e prodekanes mundej, ndërsa dekane nuk kishte. Pas 60 vitesh, unë jam femra e parë dekane, ndërsa më pas ka pasur shumë më tepër. Sigurisht kishte paragjykime, megjithatë tash mund të kuptojmë gjithë së bashku se mund të jetë kështu. Mbase ishte një sitautë jo e zakonshme kur erdha si dekane, tri kolege ishin prodekane, ndërsa vetëm një mashkull prodekan. Ishta pra që në fillim diçka jo e zakonshme, por kështu ishte. Të ishte e kundërta do të ishte normale, por kështu të gjithëve iu dukej  e habitshme. Në fillim ishte kështu, por tash të gjithë jemi mësuar.

Tetovasot: Keni marrë shumë çmime prestigjioze. Cili është çelësi i suksesit, sidomos për një grua?

Metka Tekavçiç: Këtë e fitova pikërisht atëherë kur u bëra dekane, thjesht mora një pozicion udhëheqës që dukej për meshkuj atëbotë në Slloveni. Unë mendoj se duhet të punosh me zemër, me sinqeritet dhe femra nuk duhet të provojë të jetë një mashkull. Secili nga ne ka një stil të udhëheqjes dhe unë sillem si një femër dhe jo s’i një mashkull, kështu që është pak më ndryshe, por të gjithë u mësuan me këtë.

Tetovasot: Jeni e angazhuar edhe në fushën e politikës. Si arrini ta ekulibroni profesionin me politikën, sepse janë dy sfera që shfrytëzojnë instrumentume të ndryshme?

Metka Tekavçiç: Nganjëherë është e veshtirë, unë kam qenë 20 vite në Këshillin e qytetit, por asnjëherë nuk kam dashur të përfshihem në politikën profesionale edhe pse kam provuar që në vitin 1992, por nuk arrita të futem në parlament. Kam përshtypjen se politika megjithatë është një gjë serioze. Ose e bësh njërën ose tjerën. Shpesh ka ndodhur që kolegë tanë të jenë ministra nga ata që kemi udhëhequr fakultetin, por mendoj se mund të ndodhesh në situatë tëçuditshme, të bësh një gjë dhe një tjetër, por mbi të gjitha duhet të jesh i ndërshëm me veten tënde, të jesh vetëdije e brendshme e vetvetes. Pra, nuk mund të jesh në një pozicion dikush tjetër, ndërsa në një pozicionit tjetër tjetërkush.

Tetovasot: Dija në Ballkan në krahasim me dijen në perëndim shfaqet problematike. Në perëndim ekzistojnë paradigm tjera të dijes, ndërsa këtu në Ballkan jemi mësuar me një dije që vjen nga komunizmi. Kërkohet një transformim që duhet ta përvetësojnë vendet në hapësirën ballkanike.

Metka Tekavçiç: Bota po globalizohet dhe të gjithë duhet të jetojmë në një botë të globalizuar. Ne, tashmë që nga vitet 90-ta kur isha prodekane filluam fuqishëm me procesin e ndërkombtarizimit në shkollën e biznesit. U hapëm ndaj botës. Pamë se si duhet të ndryshojmë programet dhe këtë e bëmë. Sot, unë me krenari mund të them se vitin që shkoi bëmë akreditimin e trefishtë si shkollë. Kemi tri akreditimet më prestigjioze, amerikane , europiane dhe për edukim, ndërkohë që më pak se 100 shkolla të biznesit në botë i kanë këto akreditime. Pra, tashmë ne jemi në lidhje me këto shkolla më të mira të biznesit në botë, që do të thotë se studentët tanë mund të shkojnë atje, ata të vijnë te ne dhe kjo është një bazë e mirë për këmbim të dijes, përvojave dhe që për mua është më e rëndësishme rrjetëzimi, sepse të rinjtë tani krijojnë rrjete që shndërrohen në bashkëpunim shumëvjeçar biznesi mes vendeve. Kjo është qenësore në botën e globalizuar sepse askush nuk mund të mbyllet.

Tetovasot: Cilat janë sfidat kyçe të univeristeteve në këtë botë të globalizuar?

Metka Tekavçiç: Unë patjetër të flaës më tëpër për këtë gjë që punojë, për shkollën e biznesit, që të gjithë i quajnë fakultete ekonomike, por që ne kryesisht përkrah ekonomisë mësojmë shkencën e biznesit. Më e rëdësishmja është, për shkak se zhvillimi bëhet kaq shpejtë, kemi disa gjenerata që jëtojnë me teknologjinë e tyre. Dikur disa gjenerata kishin teknologjinë e njëjtë, ndërsa sot kemi me tepër teknologji në periudhën e njëjtë. Ne duhet patjetër ta ndjekim këtë progres dhe t’i arsimojmë studentët për thirrje që akoma nuk ekzistojnë. Askush nuk mund ta thotë se si do të jetë kjo. Tashmë shumë flitet se çfarë do të bëj robotizimi. Dihet saktësisht se shumë njerëz do të humbin vendet e punës. Dihet që jetëgjatësia e njerëzve po rritet, dmth duhet të shihet se si gjithë kjo të harmonizohet. Do të ketë do thirrje dhe përsëri do të ketë nevojë për një kohezion social në shoqëri që tani paksa është dehumanizuar. Mbetet përgjegjësi e madhe e jona që t’i aftësojmë njerëzit për këtë, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm.

Tetovasot: Nganjehërë ka mospërputhje mes asaj që nëkupto teori dhe praktikë. Cilat janë ato praktika që na ofrojnë me paradigmat perëndimore?

 Metka Tekavçiç: Kur takohem me kolegë të shkollës së biznesit, unë shpesh iu them se duhet të vijmë të harta e shkollave të biznesit dhe ta shohim ata çfarë bëjnë, sepse nuk mund të dish të gjitha vetë. Këmbimi i përvojave është tepër me rëndësi. Akreditimet ndërkombëtare kërkojnë nga ne që të kemi bord këshillues. Koorporatat e atjeshme, por edhe tonat na tregojnë se çfarë të diplomuarish kërkojnë, çfarë kompetencash të rinjtë duhet të kenë. Ata na ofrojnë praktikën, ata na japin projekte, që profesorët bashkë me studentët të punojnë për biznes. Dhe ky është integrimi që në sistemin edukativ bashkëkëkohor patjetër ta kemi, që  këtu në Ballkan na mungon.

Tetovasot: Ndër vlerat themelore të një shoqërie liberale është transparenca, lufta kundër korrupcionit. Në aspektin konceptual sa po zbatohet kjo vlerë në hapësirat tona ballkanike?

 Metka Tekavçiç: Kemi problem me këto dukuri, por kjo nuk është diçka specifike vetëm për hapësirat ballkanike. Prandaj, në shkollat e biznesit ne punojmë shumë për përgjegjësinë, arsimim menaxherial të përgjegjshëm. Ne jëmi anëtarë të shoqatave ndërkombëtare dhe punojmë në atë se si njerëzit të sillen, ta njohin korrupcionin. Mendoj se kjo nuk është diçka specifike për Balkanin edhe pse të gjithë thonë se në Ballkan situate është e tmerrshme, por një të tillë ka gjithkund në botë. Dua të ndërlidhem me atë që thashë më lart se në fakt niveli i pabarazisë në botë është shumë i madh. Duhet të mundësojmë që njerëzit në çdo cep të globit të jetojnë të civilizuar.

Tetovasot: Tashmë keni akreditime ndërkombëtare si fakultet. Cili është synimi juaj si shkollë biznesi?

 Metka Tekavçiç: Ne dëshirojmë që në Evropën qendrore dhe lindore të bëhemi shkollë lidere biznesi për të gjithë njerëzit që duan të mësojnë. Ne tashmë edhe jemi.

Tetovasot: Keni studentë nga këto vende?

Metka Tekavçiç: Po kemi. Në përputhshmëri me përgjegjshmërinë tonë shoqërore ne edhe shumë investojmë në tregun ballkanik. Ne tashmë kemi hapur edhe zyrën në Shkup, dhe meqë jemi lider në këtë hapësirë, ne kemi inicuar bashkëpunime me të gjitha shkollat e biznesit dhe kemi studentë nga të gjitha vendet.

Tetovasot:Keni zyrë edhe në Shkup, çfarë interaksioni keni krijuar këtu?

 Metka Tekavçiç: Ne kemi tashmë një program që e zbatojmë edhe këtu në Shkup, pjesërisht këtu pjesërisht në Lubjanë, në gjuhën angleze. E gjitha është e jona, diploma është e jona, e realizuar nga profesorët tanë, por edhe profesorët tanë të huaj, gjithashtu vijnë në Maqedoni. Dhe jemi shumë të kënaqur deri më tash kemi më tepër se 50 magjsitër dhe të gjithë menjëhërë fitojnë pozicione të shkëlqyeshme. Ky është reflektim i kualitetit.

Tetovasot: Si një grua e suksesshme, si një grua nga jeta akademike, cili është mesazhi juaj për të gjithë publikun për gjithë ata të rinjë që duan të studiojnë në faklutetin tuaj?

Metka Tekavçiç: Çfarëdo që të bësh, bëje me zemër, bëje me një vetëdije dhe    ndërgjegje të plotë. Patjetër që çdo ditë me qetësi të shikohesh në pasqyrë, ndërsa çdo mbrëmjë të theksosh se kam bërë diçka të mirë.

Intervistuan: B. Zaimi&R.Mislimi