Katër familje, shtëpitë e të cilëve u shkatërruara  gjatë vërshimeve të vitit të kaluar në rrethinën e Shkupit do të ngelin në rrugë nëse deri të premten, Ministra për Punë dhe Politik Sociale nuk gjen zgjidhje. Atëherë skadon afati për qëndrimin e tyre në konviktin Tome Stefanovski Seniq. Ata ankohen se nuk kanë ku të shkojnë dhe se paratë që kanë marrë si kompensim për dëmet nuk mjaftojnë për rindërtimin e shtëpive të tyre.

Afatin e kemi deri me 15 korrik  edhe dy tre ditë nuk e dimë ku do të shkojmë rrugëve kemi ngelur. Kërkojmë ndihmë, vetëm ne kemi ngelur pa dëmshpërblimin e merituar, pasi që shtëpia është e shkatërruar  dhe duhet rindërtim i ri  unë kam edhe nënën e sëmurë nga shumë sëmundje, nga zemra. Unë jam pa baba dhe nuk di ku të drejtohem. I apeloj edhe kryeministrit Zaev të na ndihmon, kemi ngelur shumë keq”, u shpreh një banore.

 Me 15 duhet që ta lëshojmë, pas 15 në rrugë. Nuk  shohim unitet dhe mirëkuptim. Ata që i kanë plotësuar kushtet do të shkojnë, kjo nuk është asgjë për qeverinë veç një kafe, për tre familje nuk është ndonjë shumë e madhe”, tha një tjetër banor.

Vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar lanë në rrugë shumë familje. Një pjesë e tyre u vendosën në konvikte studentore por me kalimin e kohës, shumë prej u kthyen nëpër shtëpitë. Ministria deri më tani disa herë ka shtyrë afatin për familjet që mbetën në konvikte por pa gjetur ndonjë zgjidhje afatgjate./alsat-m