Të paktën 14 persona janë vrarë në një incident me të shtëna mes dy grupeve kriminale në veri të Meksikës, njoftojnë zyrtarët.Dy grupet e armatosura u përleshen afër komunitetit malor Las Varas, në shtetin Chihuahua, transmeton Express.Identitetet e viktimave dhe detajet se si ka rrjedhur incidenti i armatosur nuk janë bërë ende të ditura.Kartelet e drogës shpesh përleshen në Chihuahua, i cili është një rrugë kyce e trafikimit të drogës në jug të kufirit nga shteti amerikan i Meksikës.Tre persona janë arrestuar, njofton zyra e prokurorit të përgjithshëm. Zyrtarët i kanë konfiskuar tri automjetet, armë të rënda dhe granata.