Numri i viktimave nga përmbytjet në Japoninë jugperëndimore u rrit në 30, kumtuan autoritetet lokale.

Njëzet persona konsiderohen si të zhdukur në përmbytjet në ishullin Kjushu, ndërsa më të goditura janë prefekturat Fukuoka dhe Oita.

Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 700 shtëpi, si dhe rrugë dhe ura, ndërsa qindra persona janë evakuuar.