Deri të martën dhe të mërkurën, kur priten mbi 40 gradë Celsius në ditët më të ngrohta në Maqedoni, vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas DPHM, nesër pasdite në pjesët malore do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje graduale.

Ndryshim i caktuar i motit i përcjell me erë të përforcuar veriore dhe ulje të temperaturës së ditës për rreth pesë gradë pritet të enjten dhe të premten.

Ulja e temperaturës së ditës do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së ardhshme kur moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të rrëmbyeshme me shi, bubullima dhe erë të fuqishme.