Faqja e internetet e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se të hënën pritet që të zhvillohet një takim ndërmjet Frederaica Mogherinit dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.
Siç thuhet në këtë njoftim, palët do të shkëmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut dhe normalimizin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, transmeton Indeksonline
Poashtu, kjo treshe pritet të diskutojë edhe rreth zhvillimeve në regjionin e Ballkanit Perëndimor.