E diela pushim ka bërë që shumë persona ti drejtohen plazhit për tu freskuar në këtë ditë të nxehtë. Pushimi në bregdet zakonisht zgjat deri pasdite e më pas, turistët nisën sërish drejt banesave.

Kjo sjell edhe trafik të rënduar, siç ka ndodhur edhe pasditen e sotme.

Burime zyrtare nga Policia Rrugore bëjnë me dije se prej orës 17.00 ka filluar të rëndohet trafiku.

Ka shumë lëvizje e ngarkesë tek Gjiri Lalzit. Po ashtu ka ngarkesë të kontrolluar në hyrje në Tiranë.

Në Lezhë, Shkodër e Velipojë ka ngarkesë por që po monitorohet nga Policia Rrugore.

Edhe aksi Vlorë-Fier po merr ngarkesë të madhe dhe po ngarkohet edhe aksi Fier- Tiranë, shtojnë të njëjtat burime.

“Të gjithë shërbimet janë në rrugë për të menaxhuar trafikun dhe ndihmuar lëvizjen pa bllokime të automjeteve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për të respektuar shpejtësinë, parakalimet e gabuara dhe sidomos shenjat e punonjësve të Policisë për një kthim të sigurt”, thuhet në një njoftim zyrtar.