Ndoshta të gjithë do të donit që për një moment të gjendeshin në një vend ku askush nuk ju njeh dhe të bënin çfarë të dëshironi, por një familje nga Amerika ka zgjedhur diçka edhe më larg se kjo.

Familja Atchley, e përbërë nga prindërit David dhe Romey, si dhe djali 13-vjeçar Sky, ka vendosur të izolohet nga bota në një zonë të thellë të Alaskës, ku qyteti më i afërt është 200 milje larg dhe arrihet vetëm me skaf bore.

Ata janë familje hipi dhe të fiksuar pas hashashit dhe në banesën e tyre tashmë rrisin pa problem bimët e kanabisit, i cili është edhe i lejuar.

 Familja është e vendosur aty prej 18 vitesh, ku në vitin 1999 është pozicionuar në këtë zonë pranë lumit Novitna pasi kishin mësuar disa nga aftësitë kryesore dhe primare për mbijetesë dhe jetesë.

Jeta e tyre është e thjeshtë mes ujqërve, arinjve dhe kafshëve tjera të egra dhe në temperatura që shkojnë deri në minus 65 gradë. Djalin e tyre 13 vjeçar, i cili ka ardhur në jetë 5 vite pasi janë izoluar, prindërit e cilësojnë si një eksperiment social.

Nuk përdorin as koncepte si ora standarde, rrjetet sociale apo ndonjë gjë tjetër nga bota moderne.  Pasi kanë lënë qytetërimin dhe nuk kanë asnjë kontakt me botën, familja Atchley thotë se nuk i merr malli për njerëzit e tjerë, tashmë ata kanë botën që u përket vetëm atyre të treve.

Loading...