Të famshmit e fushave të ndryshme të botës së artit muzikës kinematografisë etj , çdo vit bëhen pjesë e kalendarit të famshëm ‘Pirelli’.

Videoja e edicionit të 2018 sapo është publikuar Në ndryshim nga vitet e tjerë, këtë herë do të jetë një kalendar me të gjithë protagonistët me ngjyrë. 17 personazhe bëjnë pjesë në këtë kalendar, shumë prej tyre emra të njohur, nga Hupi Goldberg, Naomi Campbell apo reperi amerikan P. Diddy, të gjithë të futur në lëkurën e personazheve të përrallës “Liza në Botën e Çudirave”.