Nuk kanë më shpëtim. Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe aktori Joe Alwin janë në një lidhje së bashku. Ata janë fotografuar teksa dilnin nga palestra me kapuçë në kokë, në përpjekje për të mos u njohur.

Prej kohësh në fakt është përfolur për një lidhje mes tyre, pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar. Madje Taylor ndryshe nga lidhja e saj e kaluar me Tom Hiddleston, këtë romancë të re e ka mbajtur më të fshehtë se asnjëherë tjetër.

Sipas mediave ndërkombëtare, çifti janë të lidhur që prej muajit tetor, dhe madje shoqet e ngushta të këngëtares, Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Emma Stone e pëlqejnë shumë partnerin më të ri të shoqes së tyre.

 

T mobile In article [4]