Së shpejti do të ketë drejtorë të rinj, mendojmë dhe gjithmonë mendojmë për vendime më të mira, për këtë edhe nuk shpejtojmë. Shëndetësia duhet ngadalë të gjejë njerëz, të cilët dinë dhe munden të menaxhojnë me institucione shëndetësore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Nëse kemi drejtorë të suksesshëm, theksoi do të ishim të suksesshëm si ministra, ndërsa edhe Qeveria.

“Për këtë nuk shpejtojmë, do të gjejmë zgjidhje, vetëm na jepni pak kohë”, theksoi Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të projektit “Mirë se vjen bebe”.

Lidhur me atë deri ku është procedura me gjinekologjinë në Shuto Orizare, tha se gjinekologu është gjetur, tashmë është nostrifikuar diploma, ka marrë licencë për punë nga Oda mjekësore dhe në vijim është procedura për regjistrim të institucionit privat shëndetësor ose koncesionimit.

“Shpresoj se për disa javë do të përfundojnë procedurat”, shtoi Taravari.

T mobile In article [4]