Ekziston mungesë e infermiereve në disa reparte dhe vendosëm që të gjejmë zgjidhje për punësim sa më të shpejtë të 30 deri 60 infermiereve, deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori”.

“Nga këtu shkoj në seancë të Qeverisë. Do të bisedoj edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin që sa më shpejtë ta zgjidhim problemin. Të punësojmë të paktën me marrëveshje në vepër një numër të caktuar të infermiereve, me të cilën do ta amortizonim gjendjen, ndërsa pastaj të punësojmë edhe një grup të infermiereve që të arrijmë deri në optimum, i cili është 60 punësime”, deklaroi Taravari.

Theksoi se ka mungesë edhe të infermierëve dhe mjekëve, megjithatë, ajo që është akute janë infermieret.

“Do të fillojmë me numër prej 30 në një periudhë më të shpejtë të mundur, ndërsa pastaj do të shkojmë edhe në 30, së bashku me infermierë, personel tjetër mjekësor dhe mjek”, deklaroi Taravari.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori” Sasho Stojçeb, tha se spitali punon intensivisht dhe shfaqi shpresë se me punësimet e reja do të mund t’i hapin salla e operacionit dhe listat e pritjet të mos jenë të gjata.

“Mbingarkimi i personelit të mesëm mjekësor është arsyeja kryesore për mbyllje të disa reparteve, të cilët në periudhën verore zakonisht kanë qenë të mbyllura. Kapacitetet asnjëherë nuk kanë qenë të përgjysmuara, 80 shtretër ende janë mbyllur, por për këtë arsye 95 për qind e të tjerëve janë të mbushur”, deklaroi Stojçev.

Theksoi se më shumë ndikon ajo që janë mbyllur sallat e operacionit.

“Në orët e pasdites gjejmë mundësi nga dy deri në tre, katër operacione që të realizohet programi i mëngjesit për shkak se ai është elektiv, ndërsa operacionet e pasdites dhe të mbrëmjes janë gjendjet urgjente në të cilët operohen pacientë të cilët nuk do të zënin vend ditën e ardhshme. Për këtë arsye këtu ekipet janë maksimalisht janë të përforcuara me tre anesteziologë dhe me katër kirurgë, që të mundemi që orët e mëngjesit t’i kalojmë”, deklaroi Stojçev.