Ndonëse ministër i shëndetësisë, pjesë e ekzekutivit të qeverisë së re e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, Arben Taravari nuk e heq akoma mantelin e bardhë.

Ministri Taravari, cdo të mërkurë prej orës 12:00 deri ora 16:00 pranon pacientë dhe hallexhinj në Klinikën e neurofiziologjisë në kampusin Nëna Terezë.

Tarvari me ekipin e tij, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë ti përgjigjet cdo qytetarëti për halle që kanë në sistemin shëndetësor.

Ai e pranon se këtë detyrë e ka marrë për faktin se nuk funksionon sistemi i shëndetësisë.

“Deri sa ta vendosim sistemin e drejtësisë do të punojmë me këto metoda. Ndërsa më pas me ofrimin e shërbimeve profesionale, nuk do të ketë më nevojë të interevojnë direktë dhe shkëmbejmë informata me qytetarët”, është shprehur ministri i shëndetësisë.

T mobile In article [4]