E përditshmja prestigjoze spanjolle “AS”, ditën e sotme i ka kushtuar artikull special talentit shqiptar që luan me Atletikon e Madridit, Keidi Bare, i cili është një nga 5 futbollistët e rinj që po marrin pjesë në përgatitjet parasezonale që po zhvillon ekipi madrilen.

I janë dashur vetëm pak muaj, që talenti i ri shqiptar të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv në Spanjë. Aktualisht, mesfushori shqiptar është pjesë e Atletiko Madrid në fazën përgatitore që po zhvillon klubi spanjoll.

“AS” ka shkruar sot se Simeone po e pëlqen çdo ditë e më shumë Baren, duke i dhënë një peshë të veçantë të riut, duke shtuar më tej, se ky lojtar ka gjithçka që i pëlqen Simeones; agresivitet, intensitet, vrap, aftësi të rikuperojë topin dhe të bëjë trysni.

Debutimi në moshën 15-vjeçare në Kupën e Shqipërisë me Apoloninë e Fierit, kohë kur Atletiko e bleu për ekipin e paratërinjve të vitit të dytë. Por nuk e regjistroi në klub derisa të mbushte 18-vjeç, për të mos u përballur me probleme.

Tani është thuajse 20 vjeç, ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 dhe në fazën përgatitore me ekipin e parë të Atletikos, ishte i dyti në testet fizike (pas Vrsajlo), si dhe shënoi një supergol në seancën e fundit të javës së parë.

T mobile In article [4]

Këto dhe shumë arritje të tjera, kanë vënë në qendër të vëmendjes talentin shqiptar në faqet e gazetave më prestigjoze të futbollit.