Talebanët e armatosur sot e kanë marrë kontrollin e një qarku në juglindje të Afganistanit – të tretit me radhë brenda pak ditësh, bën të ditur një zyrtar afgan.

Qarku Xhani Hell i provincës Paktia ra pas disa ditësh luftime, tha kreu i këshillit provincial, Sardar Kan Malangzoi.

Ai tha se talebanët kanë djegur kompleksin e guvernatorit të qarkut, selinë e policisë dhe një klinikë shëndetësore.

Malangzoi theksoi se ka viktima edhe në anën e forcave të sigurisë, edhe në anën e talebanëve.

Talebanët, përmes një deklarate, konfirmuan se kanë marrë kontrollin e qarkut.

T mobile In article [4]

Më 23 korrik, militantët talebanë kanë marrë kontrollin edhe të qarkut Taxhvara në provincën Gor dhe të qarkut Kohistan në provincën Farxhab.