Oda Ekonomike e Maqedonisë organizon takim pune në sektorin e biznesit me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe me përfaqësuesit e dikastereve ekonomike në Qeveri.
Takimi i punës, siç informoi Oda Ekonomike e Maqedonisë, do të mbahet në hapësirat e tyre, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe për koordinim me dikasteret ekonomike Koço Angjushev dhe ministrat e Financave, Ekonomisë, Transportit dhe Lidhjeve, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovski, Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Lupço Nikollovski dhe Sadulla Duraku.
Takimi, thonë nga Oda, është në drejtim të implementimit të praktikës së mirë për avancimin e dialogut privat-publik mes Qeverisë dhe sektorit privat, si dhe për krijimin e mundësive për diskutime të përbashkëta në lidhje me prioritetet e programit ekonomik të Qeverisë dhe çështjeve të hapura, që janë në interes për komunitetin e biznesit.