Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropian, Bujar Osmani, sot të takohet me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Estoneze, Mati Maasikas.

Në takim, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, do të diskutohen prioritetet e Presidencës Estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe politika e zgjerimit, si dhe procesi euro-integrues i Republikës së Maqedonisë.

Zëvendësministri estonez sot do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane, Artan Grubi, si dhe me anëtarët  e tij.

Dje, Maasikas pati takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

T mobile In article [4]