Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në kazermën Ilinden – Shkup, pati takim me pjesëtarët e Armatës së RM-së që ishin pjesë e rotacionit të fundit në misionin “Përkrahje e shkëlqyer” – Afganistan dhe “Altea” – Bosnjë e Hercegovinë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska i falënderoi dhe i porositi se ata janë të spikatur me praninë e tyre në misione dhe se janë ambasadorë të vendit.

Ministrja i transmetoi fjalët e mira të dërguara në adresë të forcave paqeruajtëse të Maqedonisë gjatë vizitës së hershme në Bruksel dhe theksoi se përcaktimi i kësaj Qeveria është që të kthehet entuziazmi, kujdesi dhe  reformat në krye të axhendës.

Pjesëtarët e ARM-së i theksuan përshtypjet pozitive, lavrëdimet dhe mirënjohjet të cilat i kanë marrë gjatë këtyre misioneve, pikërisht  për shkak të përgatitjes dhe profesionalizmit.

Në takim u bë fjalë edhe për mënyrën e transmetimit të përvojave të fituara nga misionet paqeruajtëse, forcave të ardhshme të paqeruajtësve, përmirësimin e segmenteve të caktuara në procesin e  drejtimit të misionit, pajisjen me pajisje përkatëse…