Mënyra dhe procedurat për miratimin e rregullativës për përmirësim të klimës afariste në vend ishin tema të bisedës gjatët akimit të sotëm mes ministrit pa resor, i angazhaur për rregulaltivën për përmirësimin e klimës afariste për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq dhe euroambasadorit Samuel Zhbogar.

Euroambasadori Zhbogar, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, ka shprehur kënaqësi nga përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë, e kryesuar nga kryeminsitri Zoran Zaev për intensifikimin e proceseve për afrim të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të barabartë në BE dhe NATO.

Ministri Shapuriq e ka njoftuar euroambasadorin për përcaktimin e Qeverisë për sjellje të rregullativës së saktë për përmirësim dhe stimulim të investimeve vendore në reparte për prodhim të produkteve të cilat do të dedikohen për eksport dhe të teknologjive ekologjike të volitshme dhe përparimtare, si dhe për përcaktimin e Qeverisë për të sigurtuar barazim gradual të kushteve mes investueve vendor dhe atyre të huaj.

Ministri Shapuriq shprehi bindje se raportet e ardhshme të Komisionit evropian do të jenë shumë më pozitiv dhe se sugjerimet dhe rekomandimet do të analizohen seriozisht dhe do të paraqesin udhërrëfyes në ndërmarrjen e mëtutjeshme të masave dhe aktiviteteve.

T mobile In article [4]