Ministri i Vetadministrimit Lokal Suhejl Fazliu dhe zëvendës ministri Dejan Pavlevski sot në ministri u takuan me ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli.
Fazliu, siç informojnë nga Ministria, në takim e ka theksuar rëndësinë nga përkrahja e SHBA-së në përpjekjet e Qeverisë dhe të Ministrisë së për nxitjen e zhvillimit lokal social dhe ekonomik.
Ministria, theksoi Fazliu, me përkushtim do të punojë për zhvillim dhe shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët, duke e theksuar nevojën për vendosje të sistemit për kontroll të ndarjes së mjeteve sipas shkallës së zhvillimit, me qëllim që të nxitet zhvillimi në rajone planore më pak të zhvilluara.
“Me ngritjen e cilësisë së jetesës po ngushtohet hapësira për keqpërdorim politik të qytetarëve, posaçërisht kur janë në pyetje marrëdhëniet ndëretnike”, tha Fazliu.
Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli e theksoi rolin e Ministrisë së Vetadministrimit Lokal.
“Rëndësia e Ministrisë del nga rëndësia e vetadministrimit lokal në shoqërinë e secilit vend, pra edhe në republikën e Maqedonisë, posaçërisht pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001”, tha Bejli.
Në takim është arritur marrëveshje që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në nivel teknik që të konkretizohet përkrahja, në pajtim me nevojat të Ministrisë dhe komunat.