Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit, Faik Bagirov.

Ambasadori Bagirov, infomojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në emër të kryeministrit të Azerbajxhanit, solli letër me urime deri te kryeministri Zaev, për emërimin e tij për kryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“I mahnitem ndryshimeve që ndodhin në Republikën e Maqedonisë”, vërehet zhvillimi i shtetit”, tha ambasadori Bagirov.

Global

Ai transmetoi interes për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, sidomos në planin ekonomik, duke komunikuar se ka shumë biznesmenë azerbajxhanas që shikojnë potencial për investim në Maqedoni.

Kryeministri Zaev u falenderua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Maqedonisë dhe Azerbajxhanit dhe paralajmëroi zhvillim të mëtutjeshëm në fushën e tregtisë, ekonomisë, energjetikës dhe turizmit.

T mobile In article [4]

Në takim është biseduar edhe për mënyrat e integrimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.