Ekonomia është në fokus të Qeverisë së RM-së. Do të punojmë në krijimin e një ekonomie reale, e jo politike, theksoi zëvendëskryeminsitri i angazhuar për çëshjtje ekonomike, Koço Angjushev në takimin e sotëm me drejtoreshën për Evropën kontinentale në Ministrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Florans Nanzhan.

Siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryeminsitrit, Angjushev sinqerisht u falëdnerua për mbështetjen nga ana e Francës për integrimin e RM-së në BE, posaçërisht për aktivitetet të cilat zhvillohen në suaza të Procesit të Berlinit. Mbështetja obligon, ndërkaq detyra e Qeverisë është krijimi i zgjidhjeve ligjore me të cilat so të harmonizohemi me Legjislaturën evropiane dhe do të bëjmë hap përpara drejt implementimit të plotë të vendit në familjen evropaine”, tha zëvendëskryeminsitri.

Ai shtoi se ajo që është e domosdoshme në këtë moment, për shkak të vlerësimeve shumë të dobëta nga Komuniteti energjetik, është implementimi i pakos së trwetë të masave energjetike të BE-së në ligjin e ri për energjetikë. Reformat në sektorin energjetik do të kontribuojnë edhe për nivel më të lartë të shfrytëzimit të resurseve natyroire për burime ripërtëritëse të energjisë, qëndron në kumtesë.

Drejtoresha për Evropë kontinentale në Minsitrinë franceze për Evropë dhe punë të jashtme Manzhan theksoi se është e impresionuar nga planet dhe entuziazmi i Qeverisë për hyrje në BE. Siç ceket në kumtesë, ajo potencoi se në Qeveri sheh partner të mirë të Francës, ndërkaq me vete do të bartë porosinë se të gjitha kompanitë franceze janë të mirëseardhura, posaçërisht ato të cilat planifikojnë investime në burime ripërtëritëse për energjinë, si dhe kompanitë të cilat tashmë kanë bashkëpunim me ndërmarrjet e Maqedonisë.

Në takimin e sotëm, është bërë fjalë edhe për takimin ndërmjet zëvendëskryeminsitrit Angjushev dhe sekretarin shtetëror francez për ekonomi dhe financa, benzhamin Grivo, që do të mbahej në amrgjina të Ssamitit për Ballkanin perëndimor në Triestë më 12 korri të këtij viti, ndërkaq do të paraqesë vazhdim të bashkëpunimit në sferën ekonomike, ceket në kumtesën nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit Abgjushev.