Analisti politik, Ramush Tahiri, e ka cilësuar të dobishëm takimin e sotëm ndërmjet presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Takimi Thaçi-Haradinaj, i çfarëdo natyre qoftë, është i mirëseardhur dhe ndihmon në gjetjen e një zgjidhje të drejtë”, ka thënë Tahiri për RTV21.

“Sigurisht që do të ketë edhe takime të tjera, para së gjithash takimi Veseli -Haradinaj që e sqaron mandatarin dhe ndarjen e pozitave brenda PAN-it”, ka thënë Tahiri.

“Presidenti po del që është takuar me Kryesinë e AAK-së dhe me liderin e saj në kuadër të nismës për takimet me partitë politike ose thjesht ka qenë një takim privatë e jo zyrtar përderisa nuk kemi komunikatën zyrtare”, është shprehur ai.