Federico Bernardeschi është blerja më e re e Juventusit, i cili erdhi nga Fiorentina. Sulmuesi italian do të mbajë në fanellë numrin 33, por pranon se shumë shpejt do të tregojë se është i aftë për të mbajtur pas shpine numrin 10.

Do të zgjedh këtë numër për këtë vit. Duhet të tregoj në fushë se e meritoj numrin 10. Është një zgjedhje e duhur, sepse numri 10 duhet respektuar. Është shumë emocionuese të jesh pjesë e një klubi të madh të Europës siç është Juventusi. Ishin tratativa të gjata, por përfunduan me sukses”, tha për mediat italiane, blerja më e re e Juventusit, Bernardeschi.