Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e ministrit në largim të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili pas rinumërimeve të disa kutive të votimit ka humbur mandatin e deputetit.

Në vendimin e supremes thuhet se Rrahmani nuk ka pasur të drejtë ankese këtë gjykatë. Po ashtu, Gjykata Supreme si të pa bazuar e ka konsideruar edhe ankesën e kandidatit Jollxhi Shala nga KNRP.