Nesër në seancë Gjykata Supreme mund t’i shqyrtojë ankesat e paraqitura për paraburgim, nga mbrojtja e të pandehurve dhe Speciales në rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Gjykata e Apelit më parë e ndryshoi vendimin e Penales dhe urdhëroi paraburgim për ish-kreun e Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski, ish-shefn e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovskin.

Gjykata e Apelit vendosi ndryshe nga Gjykata Shkupi 1, e cila ua mori vetëm pasaportat. Ndërkohë ekspertët janë të ndarë në qëndrime nëse ankesat deri te Gjykata Supreme duhet ta shtyjnë paraburgimin.

 

Global