Leonardo Bonucci pritet që sot të prezantohet si futbollist i ri i Milanit.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga Juventus duke iu bashkuar rivalit nga Serinë A në transferim me vlerë prej 40 milionë euro, shkruan “Gianluca di Marzio”.

Bonucci sot pritet të mbërrijë në Milano për të finalizuar marrëveshjen me klubin e ri.

Bonucci kaloi shtatë sezone tek Juventuso duke qenë një prej futbollistëve më në mirë gjashtë kampionatet e njëpasnjëshme të ekipit nga Torino.