Vetëm disa ditë më parë super-spektakli i automobilizmit “Gumball 300” tronditi rrugët e kryeqytetit tonë, ku shumë qytetarë patën mundësinë që të shikonin dhe preknin nga afër makinat më loksoze dhe më të shtrenjta që ekzistojnë sot në botë.

Nga “Lamborgini”, “Ferrari”, “Mercedes AMG” deri tek “Rolls Royce” dhe fuoristrada super-sportive ishin makinat që i dhanë gaz në maksimum dhe “ndezën flakë” asfaltin, vetëm disa ditë më parë në shësin “Nënë Tereza” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Por spektakli “Gumball 300” kishte dhe pjesën e tij të prapavijës, ose e njohur si post-spektakli, ku një staf i tërë përgatiti skenografinë, rreshtimin e makinave, skenën e deri tek detajet më të vogla që ky event të shkonte sa më mirë.

Media sjell edhe një herë nëpërmjet kësaj fotogalerie dhe dy videove momentet më pikante por dhe pjesën e përgatitjes së spektaklit që bërri të gumëzhijë qendra e Tiranës.