Në orët e vona të ditës së djeshme, faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar nga Anonymous Albania.

Së paku keshtu deklarojne ata me ane ate nje postimi në profilin e tyre në ‘Facebook’, ku kanë dhënë edhe arsyen e këtij sulmi. “Ne jemi Anonymous Albania, uuebsite i policis shqiptare eshte hakuar nga ne sepse kemi vure re se policia eshte e mbushur me korrupsion edhe po shfrytezon detyren.

Ne po bejme punen qe ju duhet te kishit bere me kohe,duhet te kishit arrestuar deputetet qe kane bere vjedhje dhe gjith ato vrasje por ju e harxhoni kohen duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojm tju shkatrrojm juve ky ishte vetem fillimi.

Ne nuk falim e as nuk harrojm. Cdo gje e fshehte do dali ne shesh, sdo ket me te fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetem nje palajmerim,ne qoftese vazhdoni akoma keshtu do ket pasoja te tjera si deme ekonomike etj. Portalet Mediat jane te kontrrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen se shpejti -Anonymous Albania!”, -shkruajnë në profilin e tyre në ‘Facebook’.