Një burrë (30) është plagosur për vdekje gjatë ceremonisë dasmore, shkruan “Bild”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Riederich, ndërsa i dyshuari (35) tentoi të arratiset pa sukses. 35 vjeçari tani ndodhet në paraburgim, përcjell botasot.info.

Motivi i sulmit mendohet të jetë një konflikt shumëvjeçar mes dy familjeve me origjinë nga Maqedonia. Të dy personat kishin pasur përleshje të mëparshme. Viktima mori plagë të rënda me thikë në bark, i cili nuk mundi t’u mbijetonte. Ai vdiq në spital.