Një person është arrestuar pasi 2 turiste ukrainase u vranë dhe 4 turistë të tjerë u plagosën, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në resortin buzë Detit të Zi, Hurghada.

Personi i arrestuar

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët egjiptianë, që përmes një deklarate thonë se disa prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

I dyshuari, gjithsesi, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmit, që dyshohet se ka lidhje me terrorizmin.

Agresori duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit. Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.