Policia zvicerane ka thënë se sulmi me sharrë elektrike me zinxhir në qytetin Schaffhausen nuk është i lidhur me terrorizëm.

Ndërkohë, para pak çastesh, mediat zvicerane raportuan se është gjetur makina e të dyshuarit. Policia nuk a treguar se ku e ka gjetur automjetin, por ka thënë se i dyshuari ishte parë në atë më herët, transmeton Express.

Automjeti i tij është kontrolluar.

I dyshuari, i cili është në arrati, i plagosi pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Pjesë qendrore të qytetin zviceran në kufiri me Gjermaninë janë bllokuar nga policia, e cila është në kërkim të të dyshuarit.

Policia dhe ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopter mund të shihen duke qarkulluar mbi qytet.