Një person është arrestuar pasi 6 turistë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në resorin buzë Detit të Zi, Hurghada.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët egjiptianë, që përmes një deklarate thonë se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa nga disa media mësohet se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

I dyshuari, gjithsesi, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmi.

Agresori duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit. Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.