Para një klubi në kryeqytetin norvegjez Oslo një person ka gjuajtur me revole dukë lënë të plagosur katër persona, njofton Policia.

Zëdhënësi i Policisë në Oslo Andre Krlkenes ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar në spital nga klubi i natës Blue por që nuk kanë pasur lëndime të rënda, transmeton Klan Kosova.

“Arsyeja për incidentin duket të jetë pasi kryerësit i është kërkuar të largohet nga bari”, tha policia.

Viktimat u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë sipas Grete Metlid, inspektori i policisë.