Të paktën 8 persona  janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian.

Në raport theksohet se forcat e sigurisë kanë ndalur tre kamikazë me makina-bomba sot herët në mëngjes, ndërsa dy prej tyre kanë shpërthyr në hyrje të qytetit.

I treti ia doli të depërtojë në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, duke vrarë dhe plagosur disa vetë. Deri tani sulmet e tilla ishin të rralla në kryeqytetin Damask.