Ylli i One Direction, Harry Styles, ka bërë debutimin e tij në botën e filmit, përkatësisht në filmin “Dunkirk” të regjisorit Cristopher Nolan.

Ai tani, pas premierës së filmit ka thënë se nuk e kishte pasur idenë se çfarë po bëntë kur i ishte futur botës së aktrimit.

“Para se të xhiroja, shikova filma si ‘Saving Private Ryan’ për t’u inspiruar”.

“Por, iu rreka kësaj me një ndjenjë sikur nuk e dija se çfarë po bëja. Vetëm doja që t’i shkoja asaj rruge. Ushtarët e rinj po ashtu nuk e kishin idenë se me çka po ballafaqoheshin apo se në çka ishin futur”.

“Dhe për mua, mendoj që të qenit me tremë gjatë filmimit më ka ndihmuar. Çdo tension që kam ndjerë personalisht i ka ndihmuar personazhit”, përfundoi ai.

T mobile In article [4]